935 të vrarë gjatë luftës 12-ditore me Izraelin, në mesin e tyre janë gra dhe fëmijët
Të paktën 935 persona u vranë në Iran gjatë luftës 12-ditore me Izraelin , raportoi media shtetërore iraniane të hënën, gati një javë që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, raporton Reuters.

“Gjatë luftës 12-ditore të zhvilluar kundër vendit tonë, deri më tani janë identifikuar 935 martirë”, thuhet në deklaratë.
Numri i të vdekurve përfshinte 132 gra dhe 38 fëmijë. Autoritetet izraelite kanë raportuar 28 vdekje në Izrael si rezultat i sulmeve hakmarrëse nga Irani gjatë luftës. /InfoBridgeOnline/
