Sa duhë ta leni fëmijët tuaja duke qarë?

E qara është një gjë shumë normale e zhvillimit të fëmijës.
Por për sa kohë duhet ta lini fëmijën të qajë?
Fëmijët që qajnë për periudha të gjata vuajnë nga pasiguria. Por çdo fëmijë nën moshën 4 muajsh me anë së të qarës shpreh një nevojë dhe ju duhet ta shikoni me kujdes mimikën e tij. Por edhe nëse qan nuk është e dëmshme. Nevojat e foshnjave duhet të plotësohen dhe njëra prej tyre është vëmendja dhe dashuria.
Shumë prindër pyesin veten nëse duhet ta lenë fëmijën e tyre duke qarë. Studimet kanë treguar se fëmijët që qajnë kanë ndryshime në trurin e tyre në përputhje me neglizhimin emocional ose fizik dhe disa madje tregojnë shenja të përkeqësimit të shëndetit mendor në një fazë tjetër të jetës. E qara e fëmijës duhet të shihet si plotësimi i nevojave nga prindërit. Është e rëndësishme që t’i ndihmoni në mënyrë që të ndihen të sigurt.
3 Muaj
E qara e fëmijës në këtë moshë duhet të ketë një përgjigje të menjëhershme. Ata qajnë sepse kanë nevojë për diçka. Kur ata qajnë dhe ju përgjigjeni thirrjes së tyre, ju keni komunikuar në një mënyrë me ta.
Nëse nuk i përgjigjeni nevojave të fëmijës kur qajnë ju lë të kuptoni atyre që nuk janë të denjë. Një fëmijë që ka qarë në këtë moshë dhe nuk i janë plotësuar nevojat mund të mbetet me vështirësi emocionale dhe mungesë besimi kur të rritet.
Pas 3-4 muajsh fëmija qan sepse është i uritur ose do t’i ndryshohet pelena. Sapo të njiheni me rutinën e fëmijës suaj, mund t’ja plotësoni çdo nevojë në mënyrë që të shmangni të qarën e tij. 5 deri në 6 muaj duhet t’i lejoni të qajnë vetëm 6 minuta ose më pak. Ata duhet të dinë që jeni aty dhe kjo ndihmon në proçesin e afrimitetit me të e cila është një pjesë e rëndësishme e zhvillimit të fëmijës. /InfoBridgeOnline/
