Uncategorized

Barcelones i vendos një kushtë Williams në qofse duan qe ai të transferohët tek ata.

Barcelona shpreson të finalizojë nënshkrimin me Nico Williams që javën e ardhshme, por tashmë një pengesë e papritur mund të ketë ndikuar në proces. 

Është marrë pothuajse si e mirëqenë që Williams do t’i bashkohet Barcelonës, 12 muaj pasi ai refuzoi kalimin në favor të qëndrimit te Athletic Bilbao. 

Kushtet personale tashmë nuk janë një problem ndryshe nga viti 2024, dhe klubi katalanas ka siguruar se është në gjendje të paguajë klauzolën e lirimit, e cila kap shifrën e 62 milionë eurove. 

Megjithatë, sipas raportimeve nga Marca, Williams i ka kërkuar Barcelonës garanci që ai do të jetë i regjistruar në La Liga që në fillimin e sezonit 2025/2026. 

Barcelona duhet ta regjistrojë Williams së bashku me Joan Garcia, portierin tashmë të firmosur, i cili pritet të jetë titullar sezonin e ardhshëm. 

Dhe edhe pse Joan Laporta ka siguruar se nuk do të ketë probleme në këtë drejtim, La Liga ka bërë të ditur se klubi ende nuk është kthyer në rregullin 1:1, çka ndikon drejtpërdrejt në mundësinë e regjistrimit të lojtarëve të rinj. 

Për të garantuar regjistrimin e Williams, Barcelona duhet të shesë lojtarë, me emra si Marc-Andre Ter Stegen, Andreas Christensen, Pablo Torre dhe Ansu Fati që janë identifikuar si kandidatët kryesorë për largim. 

Për momentin, pritet që Williams të firmosë për Barcelonën, me planin që klauzola e lirimit të aktivizohet të martën ose të mërkurën. /InfoBridgeOnline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *