Kek me portokall dhe bajame të pjekura.

Përbërësit:
250 g miell,
2 lugë çaji fryrës ëmbëlsirash,
2 lugë çaji kripë,
1 lugë çaji vanilje,
1/2 lugë çaji karafil pluhur, lëkurë portokalli,
1 -1/4 gotë me sheqer,
1/2 gotë qumësht,
1/2 cup gotë lëng portokalli i freskët,
3 vezë ambienti, 1/4 gotë gjalpë i shkrirë,
1/4 gotë vaj dhe 1/2 gotë bajame të pjekura.
Përgatitja:
Fillimisht parangrohni furrën në 180 gradë C. Si fillim rrahim gjalpin, vajin, sheqerin, dhe vezët për disa minuta. Në një tas bashkojmë miellin, fryrësin e ëmbëlsirave, karafilin pluhur dhe kripën.
Pasi sheqeri dhe veza janë rrahur me gjalpin dhe vajin, shtojmë vaniljen, lëkurën e portokallit, lëngun e portokallit dhe qumështin.
Përziejmë për 1 min dhe më pas shtojmë tasin me përbërësit e thatë ku i përziejmë mirë përsëri për 2 min. Ndërkohë në një tigan pjekim bajamet për 10 min dhe më pas i coptojmë me thikë. I pudrosim pak me miell dhe i hedhim tek brumi i kekut.
Masën e hedhim tek forma e kekut të lyer më par me gjalpë.
E vendosim në pjekje për rreth 40-45 min. Në fund pasi është ftohur, mund ta pudrosni nga sipër me sheqer pluhur.
Ju bëftë mirë! /InfoBridgeOnline/
