Këto janë tetë (8) përfitime duke i konsumua hapat Omega 3.
Vaji i peshkut përmban acide yndyrore omega-3 , kryesisht EPA (acid eikosapentaenoik) dhe DHA (acid dokosaheksaenoik), të cilat janë thelbësore për shëndetin.

1. Zvogëlon inflamacionin
Yndyrnat Omega-3 ndihmojnë në rregullimin e përgjigjes inflamatore të trupit.
2. Mbrojtja e zemrës
Konsumi i shpeshtë i vajit të peshkut mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës dhe të ulë trigliceridet në gjak.
3. Ulja e kolesterolit
Mund të ndihmojë në uljen e triglicerideve, të cilat në mënyrë indirekte ulin kolesterolin, varësisht nga individi dhe lloji i suplementit.
4. Ulja e presionit të gjakut
EPA dhe DHA mund të relaksojnë enët e gjakut dhe të ulin presionin e gjakut.
5. Përmirësimi i shëndetit të flokëve
Vaji i peshkut zgjat fazën e rritjes së flokëve dhe zvogëlon inflamacionin në skalpin e kokës.
6. Rrit funksionin e trurit
Hulumtimet tregojnë se mund të ndihmojë me humorin, depresionin dhe performancën e trurit.
7. Shëndeti i lëkurës
Ndihmon në hidratimin e lëkurës, zvogëlon irritimet dhe mbron nga dëmtimi i diellit dhe kanceri i lëkurës.
8. Lehtësim i dhimbjeve të kyçeve
Për shkak të efektit të tij anti-inflamator, ndihmon me artritin reumatoid dhe ngurtësinë.
Burimet e acideve yndyrore omega-3
Vaji i peshkut vjen nga peshqit e yndyrshëm si: salmoni, trofta, sardelet, toni, levreku etj.
Nga ana tjetër, burimet bimore të ALA-së (acidit alfa-linolenik) përfshijnë: farën e lirit, chia-n, arrat, vajin e farës së lirit, vajin e kanolës dhe vajin e sojës, megjithëse trupi i shndërron vetëm sasi të vogla të këtyre në EPA/DHA.
Për vegjetarianë ose veganë: Vaji i algave është një burim i shkëlqyer bimor i EPA dhe DHA. /InfoBridgeOnline/
