Kek me luleshtrydhe dhe mascarpone.

Koha e përgatitjes-15 minuta
Koha e pjekjes-45 minuta
PËRBËRËSIT PËR TAVË ME DIAMETËR 26 CM:
- 260 g miell Tip 00 • 60 g miell bajamesh ose arrë kokosi e grirë • 3 vezë • 60 g gjalpë i tretur, i vakët • 250 g djathë Mascarpone • 180 sheqer kaf ose i bardhë • 250/300 g luleshtrydhe • 3 lugë qumësht • 1 bustinë vanilje • 1 bustinë sodë për ëmbëlsira (15 g) • një majë thike kripë
PËRGATITJA:
1.Luleshtrydhet e lara i presim në copa dhe i lëmë mënjanë.
- Në një tas rrahim vezët me sheqerin me rrahësen elektrike të tyre, derisa të bëhen si shkumë, shtojmë djathin Mascarpone me lugë, miellin dhe sodën me sitë, miellin e bajameve, vaniljen, qumështin, gjalpin dhe kripën.
- Shtojmë një pjesë të luleshtrydheve dhe i përziejmë me spatul ose lugë druri. Hedhim brumin në tavën e lyer me gjalpë e miell, shpërndajmë në sipërfaqe luleshtrydhet që kishim lënë mënjanë dhe e vëmë të piqet për 45/50 minuta. Pasi të ketë marrë ngjyrë në sipërfaqe, e mbulojmë me letër alumini, që të mos digjet. Më pas, bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh dhe kur ajo të dalë e pastër, keku është gati. /InfoBridgeOnline/
