Uncategorized

Smoothie me qershi, banane dhe qumësht për një natë të qetë

Çrregullimet e gjumit janë të shumta e të shumëllojshme dhe një pjesë e tyre aq serioze, sa ndikojnë në mbarëvajtjen e funksioneve fizike, mendore apo emocionale.

Ato asnjëherë nuk duhet të lihen pas dore, pavarësisht se mund të duken të parëndësishme. Çrregullimet më të shpeshta të gjumit janë pagjumësia, kërcitja e dhëmbëve, gërhitja, e folura në gjumë, somnambulizmi, apnea e gjumit (ndërprerja e frymëmarrjes në gjumë e sipër), sindroma e këmbëve të lodhura e deri tek frika apo fobia nga gjumi. Për një gjumë të ëmbël e natë tëqetë provoni këtë smoothie

  • 1 gote lëng qershish të freskëta
  • gjysmë banane
  • gjysmë gote qumësht lope ose qumësht
    soje
  • pak vanilje
    Përziejini të gjitha në mikser deri sa të përftoni një masë të njëtrajtshme. Dhe… gjumë të ëmbël e ëndrra të bukura!😊 /InfoBridgeOnline/