Uncategorized

Milkshake me banane.

Hapat për të përgatitur një milkshake me banane në shtëpi.

Koktejet “milkshake” janë shumë të thjeshtë për t’u përgatitur, shumë freskues dhe mund të pihen kudo; në plazh ose në shtëpi. Mjafton ta lexoni një herë një recetë dhe e mësoni. Ka vetëm dy veprime: përzierjen e përbërësve dhe tundjen e tyre në mikser. Ato janë shumë të dashura për fëmijët. Përbërja e tyre kremoze dhe akullorja bëjnë që të jetë ndër koktejet e vetëm që mund t’i lejoni fëmijës suaj. Për më tepër përmbajnë dhe vitamina si rezultat i frutave që kanë.
Këtë verë duhet të mësoni t’i përgatisni vetë dhe pse jo, edhe t’ua shërbeni miqve tuaj.

“Milkshake” me banane
Kjo është receta më e thjeshtë, ndaj po e nisim me këtë. Edhe një fëmijë mund të mësojë ta bëjë vetë. Është e shijshme, freskuese dhe plot vitamina.
Çfarë ju nevojitet?
-2 gota qumësht
-1 banane e ndarë përgjysmë
-4 kuba akulli
-gjysmë gote sheqer
Si bëhet?
Hidhini të gjitha në mikser.
Përziejini ose tundini për 30 sekonda.
Pastaj hidheni të gjithë përbërjen në gota.
Është gati për t’u pirë!!!! /InfoBridgeOnline/