Biskota integrale me mjalte

Këto biskota mund të përgatiten edhe me miell të zakonshëm.
Koha e përgatitjes – 5 minuta
Përbërësit:
● 100 g miell integral
● 50 g miell Saraceno ose miell misri
● 80 g tërshërë
● 60 g lajthi të grira ose arra
● 2 grushte rrush të thatë
● 2-3 lugë mjaltë
● 40 ml vaj luledielli
● 60 ml qumësht
● 1 lugë të vogël sodë buke jo të mbushur plot
● 1 qese vanilje
Përgatitja:
Ndezim furrën në 180° C. Përziejmë në një tas të gjithë përbërësit, u japim formë të rrumbullakët, i shtypim pak me dorë, i vendosim te tava e furrës me letër pjekjeje dhe i pjekim në furrë për 20-25 minuta. /InfoBridgeOnline/
