Ëmbëlsirë me vetëm tre përbërës.

Tortë e shijshme me vetëm tre përbërës.
Përbërësit:
Nutella,
miell,
4 vezë.
Përgatitja:
Marrim një enë dhe hedhim 1 filxhan e gjysmë Nutella dhe 4 vezë, dhe i rrahim për 2 minuta derisa të përzihen mirë.
Shtojmë gjysmë ene miell dhe i përziejmë mirë me mikser. E vendosim në një tepsi për pjekje dhe e fusim në furrë. E pjekim në 175 gradë celsius.
E lëmë të qëndrojë në furrë për 35-40 minuta. E nxjerrim nga furra tepsinë dhe e lëmë të ftohet në temperaturë dhome. E lyejmë tortën me Nutella dhe e shërbejmë.
Ju bëftë mirë! /InfoBridgeOnline/
