Uncategorized

Egnatia dhe Dinamo City, gati të luajnë sfidat në Konferencë Ligë

Dita e enjte ka në kalendarin e saj sportiv edhe dy ndeshjet e para të turit të tretë në Konferencë Ligë për skuadrat tona, Egnatia dhe Dinamo City. Të dyja do të luajnë në transfertë nesër, ku kampionët e Shqipërisë, Egnatia, do të përballet me kampionët e Olimpijas të Ljublianës në Slloveni, takimin që do të luhet në stadiumin “Stožice“, në ora 20:00. Ndërsa Dinamo City ka udhëtuar drejt Kroacisë, ku do të luajë kundër Hajdukut të Splitit në stadiumin “Poljud”, në ora 21:00. Këto janë të vetmet skuadra nga futbolli shqiptar që luajnë në këtë tur të tretë të Konferencë Ligë.

Egnatia e ka bërë publik formacionin e saj për nesër, ku do të luajë me skemën 1-4-2-3-1, ku trajneri Edlir Tetova është shprehur se formacioni fitues nuk ndryshohet. Ndërsa te Dinamo, lajmi kryesor është se sulmuesi Baton Zabërgja, i cili është lejuar të luajë në këto dy ndeshje, dhe më pas do të kalojë te skuadra ruse Rubin Kazan, me të cilën tashmë ka nënshkruar kontratë. /InfoBridgeOnline/