Uncategorized

Ravioli të pjekur me brum brise dhe proshutë

Përbërësit:


Petë e gatshme brumi brise (Në rast se doni ta përgatisni vetë, mund ta bëni, për
40 ravioli,
me 1 kg miell,
500 gr gjalpë,
1 vezë dhe 300 ml ujë të ftohtë)

Për mbushjen, veproni sipas dëshirës, mund të zgjidhni proshutë apo hotdog Hako të shoqëruar me kërpudha apo vetëm me djathë të llojit që pëlqeni. Përgatitja: Hapni në banakun e punës petën e brumit dhe me ndihmën e një gote formoni rathë të cilët do t’I mbushni me përbërësit që keni zgjedhur. Paloseni petën në formën e raviolit dhe lyejeni sipërfaqen me vezë të rrahur. Piqini në furrën e parangrohur në 180 gradë për 30 minuta (koha varet gjithnjë nga furri kështu që bëni mirë t’I kontrolloni vazhdimisht)