Uncategorized

Byrek i shpejtë

Një zgjidhje e përkryer kur nuk keni shumë kohë të gatuani.

Përbërësit:

500gr petë të gatshme

100gr margarinë

200ml ajkë kuzhine

Për mbushjen:

200gr ajkë e thartë (schmand)

3 vezë

pak kripë

Përgatitja:

Ngrohet furra në temperaturë 200 gradë. Shtrihet peta në tepsi e pastaj lyhet me ajkë dhe margarinë të shkrirë dhe mbushet me masën e përgatitur me vezët dhe ajkën e thartë dhe mbështillet në formë roleje. Rolet e mbështjellura rendisen në tepsi dhe futen në furrën e ngrohur paraprakisht për 20-30 minuta dhe servohen të nxehta. /InfoBrigdeOnline/