Dortmund është duke e sfidu Monterreyn
Trajneri i Borussia Dortmund, Niko Kovac bëri vlerësimin e tij para ndeshjes ndaj meksikanëve të Monterreyt, në Kupën e Botës për Klube.
“Sergio Ramos- Ai është një superyll. Lojtarët që luajnë kaq gjatë tregon për mentalitetin e tyre. Ata janë fitues, ata duan të fitojnë në çdo seancë stërvitore, çdo ndeshje, ata duan të jenë në nivelin më të lartë me çdo pasim të vetëm në stërvitje. Ai është një lider dhe si i tillë dëshiron të qëndrosh sa më gjatë të jetë e mundur në një skenë të lartë

“Ekipet e Amerikës Latine luajnë futboll të fortë, kanë fizik të fortë. Futbolli është një sport kontakti, nuk mund ta bëjmë të duket si basketboll. Duhet të përshtatemi. U thashë lojtarëve se duhet të mbrohen nëse është e nevojshme”,- tha Kovac. /InfoBrigdeOnline/
