Uncategorized

Është aksidentuar aeroplani ushtarak në Indi.

Një aeroplan i Forcave Ajrore të Indisë u rrëzua sot në perëndim të atij vendi.

Incidenti ndodhi në distriktin Churu, raportoi “The Indian Express”.

Sipas informacioneve paraprake dhe ende të pakonfirmuara, dy pilotë kanë humbur jetën.

https://youtu.be/6ecb6b5si5Y?si=emJ4GSKc9YBH8IKK

Aeroplani që u rrëzua ishte një model i vjetër Jaguar, i prodhuar fillimisht në bashkëpunim britaniko-francez.

Aksidenti shkaktoi një zjarr në fushat përreth dhe banorët vendas u përpoqën të fiknin flakët.

Thuhet se aeroplani ishte në një fluturim stërvitor në momentin e aksidentit, dhe operacioni i kërkim-shpëtimit është në zhvillim e sipër.

Ndryshe, autoritetet indiane kanë nisur hetimet dhe së shpejti do të dalin me raportet e para. /InfoBridgeOnline/

Verified by MonsterInsights