Fëmijët janë më të shëndetshëm, që gatuajnë me prindërit e tyre.

Fëmijët që gatuajnë me prindërit, hanë më shumë perime, kalojnë më shumë kohë në tavolinë me ta dhe janë më pozitivë e kanë më tepër vetëvlerësim. Një gjë e tillë bëhet e ditur nga një studim i fundit i publikuar në revistën shkencore “Journal Appetite”. Në të konfirmohet ajo çka na kanë mësuar mamatë tona: përfshirja e fëmijëve është mënyra më e mirë e edukimit, sidomos në tavolinë.
Sipas stuimit, kur fëmijët ndihmojnë prindërit në përgatitjen e vakteve hanë një sasi më të madhe perimesh, në përgjithësi 76% më shumë sallatë dhe djegin 25% më shumë kalori sesa të tjerët. Siç shpjegohet në studim: kemi zbuluar se fëmijët që qëndronin në kuzhinë që të gatuanin me prindërit e tyre, hanin më shumë, por sidomos perime. Përfshirja e fëmijëve në përgatitjen e pjatave i ndihmon ata të zhvillojnë zakone të shëndetshme ngrënieje. /InfoBridgeOnline/
