Uncategorized

Kroketa me patate dhe salsiçe

Kroketat janë të ngjashme me qoftet por meqenëse ne jemi mësuar të quajmë të tilla vetëm ato me mish, po i emërtojmë si kroketa. Janë të përshtatshme për në darkë, ose në dreka me shumë njerëz, si pjata mesi.

Përbërësit për dy pjata mesi të bollshme:
1 kg patate
150 gr djathë provola
4 vezë
Pak miell
Vaj kikiriku
Kripë, piper
100 gr salsiçe
50 gr djathë parmixhan
1 tufë majdanoz
Bukë të grirë

Përgatitja:
Pastroni dhe zieni patatet derisa të zbuten plotësisht. Hiqni lëkurën dhe shtypini në një tas të madh. Shtoni gjithë përbërësit e tjerë dhe përziejeni masën mirë. Sasia e miellit që do përdorni varet nga nevoja që ka brumi për t’u mpiksur. Krijoni me të forma të rrumbullakta ose cilindrike, kalojini në bukën e grirë dhe skuqini në vajin e kikirikut. /InfoBridgeOnline/