Uncategorized

Mbappé jashtë listës së të grumbulluarve, humbë edhe ndeshjën ndaj Salzburgut.

Real Madridi ka vendosur të mos nxitohet me rikthimin e Kylian Mbappé-së në fushë. Sulmuesi francez, i cili ndodhet në SHBA me skuadrën për Botërorin e Klubeve, vazhdon rikuperimin pas një gastroenteriti të fortë, që e detyroi të shtrohej në spital menjëherë pas mbërritjes në Miami.

26-vjeçari ka humbur tashmë dy ndeshjet e para nën drejtimin e trajnerit të ri Xabi Alonso dhe nuk është stërvitur gjatë gjithë javës. Vetëm dje zhvilloi një seancë të lehtë në palestër, por ende nuk është në gjendje optimale fizike. Sipas raportimeve të MARCA-s, Mbappé ka humbur disa kilogramë peshë trupore dhe rikuperimi po bëhet me kujdes për shkak të kushteve ekstreme klimatike në Miami, ku temperaturat shkojnë deri në 38 gradë me lagështi të lartë.

Megjithëse sot ai është rikthyer të stërvitet rregullisht me grupin, klubi madrilen ka vendosur të mos e përfshijë në listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen ndaj Salzburgut, duke shmangur çdo rrezik të panevojshëm për shëndetin e tij.

Real Madrid tregon kështu kujdes maksimal për një nga ‘yjet’ e tij më të mëdhenj, duke preferuar të presë rikuperimin e plotë të Mbappé-së para se ta rikthejë në fushë. /InfoBridgeOnline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *