Uncategorized

Patate me proshutë dhe salce limoni

Patatet janë zgjidhja e çdo situate emergjente kur nuk ke shumë përbërës në shtëpi. Nëse ju shton gjalpin e ke gjithmonë shijen të garantuar!

Përbërësit për 2 persona:


2 patate të mëdha
100 gr proshutë në kubikë
1 limon
1 lugë miell
Kripë, piper të zi kokërr
Pak gjalp
Vaj ulliri
1 thelb hudhër

Përgatitja:


Zieni patatet por jo plotësisht. Pritini në feta të trasha dhe vendosini në një tavë. Shtoni aty hudhrën, kripën, piperin kokërr dhe pak vaj ulliri me gjalp. Hidhni proshutën në kubikë dhe vendoseni tavën në furrë për pak minuta deri sa patatet të marrin ngjyrë të artë. Në një tigan të vogël shkrijmë pak gjalpë, shtojmë miellin dhe e hollojmë me lëng limoni. E përziejmë në mënyrë që salca të lidhet por edhe mos të krijojë kokërriza. /InfoBridgeOnline/