Uncategorized

Pite e mbushur me salsiçe Hako dhe brokoli

Përbërësit:
350 gr miell
1 gotë ujë të vakët
1 lugë kafe maja pluhur
1 lugë kafe sheqer
1 lugë kafe kripë
2 salsiçe të freskëta
1 brokol të prerë në copa të vogla
150 gr mocarel Vaj ulliri

Përgatitja:

Zini brumin me miellin, ujin dhe kripën e sheqerin. Punojeni mirë deri sa të përftoni një masë të ngjeshur por, jo shumë të fortë, brumi dhe lëreni të pushojë për më shumë se 30 minuta. Ndajeni brumin në toptha dhe hapni petat të cilat do t’I mbushni me salsiçen e pastruar nga lëkura dhe të kaluar pak në tigan. Shtoni brokolin e zjerë në avull dhe pak djathë mocarel në secilën. Mbylleni petën mirë dhe piqini të gjitha pitet në furrën e parangrohur në 180 gradë për rreth 15 minuta (kontrollojeni piekjen me sy). /InfoBridgeOnline/