Uncategorized

Qofte me pure patatesh

Kemi zgjedhur qoftet klasike por ju tashmë e dini që mund t’i përgatisni me çfarë të doni. Për shembull, mund të zëvendësoni mishin e viçit me të pulës etj.

Përbërësit për 4 persona:

250 gr mish i grirë
2 vezë
Bukë të grirë
Hudhër
1 qepë të kuqe të grirë
Majdanoz të freskët të grirë
Kripë, piper

Përgatitja: Në një enë, përziejmë të gjithë përbërësit deri sa të përftojmë një brumë të ngjeshur dhe homogjen! I lëmë pak të pushojnë dhe i skuqim ose pjekim në furrë.

Për purenë: ziejmë 4 patate të mëdha deri sa të zbuten plotësisht. I shtypim në një enë me pak qumësht, kripë e piper. Përziejmë mirë që të mos mbeten kokërriza!

Shoqërojmë me një gotë Coca-Cola. /InfoBridgeOnline/