Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rutte ka dhën këtë deklarat.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin të marrë seriozisht paralajmërimin e presidentit amerikan Donald Trump.

Trump deklaroi një ultimatum prej 50 ditësh për arritjen e një marrëveshjeje, duke kërcënuar me vendosjen e tarifave dytësore prej 100% nëse kjo nuk realizohej.
“Nëse do të isha në vendin e Putinit, do t’i kisha marrë negociatat shumë më seriozisht sesa tani,” tha Rutte në një deklaratë të fundit.
Në të njëjtën kohë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s theksoi se vendet europiane do të furnizojnë Ukrainën me armë dhe pajisje ushtarake, duke përfshirë raketa, sisteme mbrojtjeje ajrore dhe municione.
Kjo mbështetje ushtarake synon të rrisë presionin mbi Moskën dhe të detyrojë Presidentin rus të rishqyrtojë qëndrimin e tij në negociatat për paqe.
Mark Rutte bëri me dije se Gjermania, Finlanda, Kanadaja, Norvegjia, Suedia, Mbretëria e Bashkuar dhe Danimarka janë disa nga vendet që do të marrin pjesë në furnizimin ushtarak për Ukrainën.
“Shpejtësia është thelbësore në këtë fazë,” tha Rutte, duke nënvizuar rëndësinë e reagimit të shpejtë për të ndihmuar Ukrainën në përballimin e agresionit rus. /InfoBridgeOnline/
