Sulmuesi i kombëtares, Mirlind Daku ka marrë shumë vlerësime…
Sulmuesi i kombëtares, Mirlind Daku ka marrë shumë vlerësime për paraqitjet e tij në Rusi me fanellën e Rubin Kazan.

Trajneri i njohur rus, Aleksandr Grigoryan e ka cilësuar Dakun, si sulmuesin më të mirë të kampionatit.
“Do ta quaja Dakun sulmuesin më të mirë të kampionatit. Ai është një sulmues i nivelit më të lartë”, ka thënë Grigoryan.
27-vjeçari Daku ka luajtur 26 ndeshje në sezonin e kaluar dhe realizoi 15 gola.Për t’u mësuar mbetet e ardhmja e lojtarit, me këtë të fundit që ndiqet nga disa skuadra. /InfoBridgeOnline/
